Folin kryeministrat

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në mbledhjen në mes dy qeverive shqipëtare  tha se lidhjet e së ardhmes na dërgojnë drejt synimeve strategjike për të ardhmën e shqiptarëve në rajon. Ndërsa Isa Mustafa ka thënë që është e nevojshme bashkëpunimi ekonomik.

Kryeministri Rama tha se Kosova është një shembull për gjithë Evropnë përsa i përket bashkëjetesës që ka posedon brenda saj.

Pjesë e veçantë u kushtua edhe për shqiptarët në rajon. Rama shtoi se shqipëtarët e Preshevës kanë kërkesë për ti implikuar të drejtat e tyre në vendin ku jetojnë.

Ai tha se Kosova dhe Shqipëria e kanë zgjedhur politik-bërjen e një toke, një populli dhe një ëndrre.

“Bashkimi kombëtar përmes Bashkimit Evropian është frymëzim i përhershëm”, tha kreu i ekzekutivit të Shqipërisë.

Ndërsa Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa u shpreh falenderues dhe tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë më shumë bashkëpunim të ndërsjellë ekonomik.

Sipas Mustafës ky bashkëpunim mes Kosovës dhe Shqipërisë i konfirmuar edhe në deklaratën e Prizrenit është bërë një model i bashkëpunimit rajonal.

“Për neve mbetet prioritet bashkëpunimi me Shqipërinë, për proceset e integrimeve euroatlantike sepse këto dyja shtete japin kontribut të drejtpërdrejt në paqe dhe siguri në rajon”, tha Mustafa.

Ai tha se Kosova dhe Shqipëria me bashkëpunimin që kanë janë bërë burim global i frymëzimit veçmas në kohën kur ato vlera po përdhosen me gjakderdhje.

Sipas Mustafës edhe Kosova edhe Shqipëria kanë dëshmuar luftën globale kundër terrorizmit si dhe gjatë gjtihë historisë kanë dëshmuar për tolerancë fetare si në ditë të mira por edhe të këqija.

Mustafa ka përmendur prioritetet e Kosovës për bashkëpunim me Shqipërinë që sipas tij është zhvillimi ekonomik.

Sipas kryeministrit të Kosovës integrimi euroatlantik i dy vendeve është aspiratë e popullit që përfaqësojnë. Por sipas tij këtë rrugë ata duhet ta marrin si dy shtete të pavarura.

“Stacioni ynë i fundit i Kosovës dhe Shqipërisë është rrugëtimi për Bruksel dhe shpresoj se këtë do ta arrijmë shumë shpejt”, ka thënë Mustafa në Tiranë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/folin-kryeministrat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala