FOL: Kryeministria me rezultate të dobëta

Autori:Avdyl Pajaziti

Lëvizja “FOL” sot ka prezantuar platformën për matjen e implementimit të programit të Qeverisë të quajtur “IsaMetri” për periudhën kohore janar-qershor.

Sipas kësaj platforme, del se Qeveria e Kosovës ka treguar dinamikë të ulët për realizimin e planit të saj që e ka prezantuar për këtë gjashtëmujor.

Fidan Kalaja nga kjo “FOL” tha se kryeministria, ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo për Komunitete dhe Kthim kanë treguar rezultate më të dobëta sa i përket realizimit të punës së tyre.

Ndërsa, sipas tij, ministritë më të suksesshme në këtë drejtim për këtë gjashtëmujor janë treguar ajo e Financave si dhe e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, njofton Klan Kosova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fol-kryeministria-me-rezultate-te-dobeta/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala