FMN: Situata politike mund të ndikojë në uljen e të hyrave

Autori:Avdyl Pajaziti

Rritja prej 3.8 për qind që Fondi Monetar Ndërkombëtar në Kosovë pret të ketë shteti nuk do të mjaftojë për Kosovën.

Shefi i FMN-së, për Kosovën Ruud Vermeulen, thotë se Kosovës së pari i duhet ta trajtojë papunësinë.

Në një konferencë për media Vermeulen ndër të tjera ka komentuar edhe për situatën e fundit politike në vend, gjë që sipas tij do të ndikojë në uljen e konsumit, uljen e të hyrave dhe uljen e investimeve.

Po ashtu u bë e ditur se Bordi i FMN-së ka aprovuar rishikimin e parë të programit për Kosovën.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fmn-situata-politike-mund-te-ndikoje-ne-uljen-e-te-hyrave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala