FMN rishikon marrëveshjen me Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim shefin e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Republikën e Kosovës, Jacques Miniane, i cili ndodhet në mision për rishikimin e implementimit të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe FMN-së.

Duke folur për zhvillimet ekonomike në Kosovë, kryeministri Mustafa, e njoftoi për progresin që po arrihet, për performancën pozitive fiskale, stabilitetin financiar, treguesit pozitiv në ekonomi, si dhe ecurinë e proceseve tjera ekonomike në vend.

Kryeministri Isa Mustafa po ashtu theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës gjatë kësaj periudhe për ecurinë pozitive të programit të Kosovës me FMN-në.

Shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Jacques Miniane, vlerësoi lartë përkushtimin dhe rezultatet e Qeverisë së Kosovës në raport me zbatimin e marrëveshjes me FMN-në.

Miniane, po ashtu, përgëzoi Qeverinë e Kosovës për progresin që po bën në avancimin e sistemit të prokurimit publik.

Gjatë takimit, është biseduar edhe për të hyrat dhe shpenzimet, me ç ‘rast është vlerësuar lartë performanca e Qeverisë në këtë drejtim, si dhe për projeksionet buxhetore të vitit 2016 dhe aspektet e tjera që lidhen me zhvillimin ekonomik, stabilitetin financiar dhe reformat fiskale në Kosovë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fmn-rishikon-marreveshjen-me-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala