FMN paralajmëron Eurozonën për krizën ekonomike

Autori:Avdyl Pajaziti

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka paralajmëruar mbi gjendjen ekonomike të së ardhmes në Eurozonë.

Sipas një njoftimi të gazetës Guardian, FMN në raportin më të fundit ka shprehur shqetësime mbi krizën financiare në Greqi, nivelin e lartë të papunësisë në Eurozonë dhe përpjekjet e sistemit bankar për tu përballur me krizën financiare në të ardhshme dhe sidomos me rënien ekonomike në eurozonë.

Paralajmërimet e FMN vijën në kohën kur përfaqësuesit e Trojkës kanë mbërritur që të hënën në Athinë dhe menjëherë kanë nisur negociatat me palën greke për programin e ri të shpëtimit me vlerë 86 miliardë euro.

Lajmin e konfirmoi Komisioni Europian, duke hedhur kështu poshtë raportimet e mediave greke dhe ndërkombëtare se bisedimet do të mund të fillonin vetëm të martën për shkak një ngërçi mes palëve për detajet teknike të takimit.

Megjithatë, e përditëshmja greke Ekathimerini, citon një zyrtar të qeverisë helene që mohon të kenë nisur bisedimet, duke ngritur edhe më tepër hije dyshimi për mbarëvajtjen e takimeve mes palëve, që pritej të ishin të nxehta.

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Mina Andrejeva tha gjithashtu se priten më tepër reforma nga Athina për të lejuar disbursimin së më të shpejtë të paktës së shpëtimit, por edhe kjo pikë është kundërshtuar nga qeveria, sipas të cilës nuk ka asnjë kusht tjetër përveç atyre të rëna dakord nga kryeministri Tsipras me liderët e eurozonës, dhe të votuara në parlament më 15 dhe 22 korrik.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fmn-paralajmeron-eurozonen-per-krizen-ekonomike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala