FMN: Pagat artificiale

Autori:Avdyl Pajaziti

 

Rritja e pagave në sektorin publik viteve të fundit është bërë një fenomen i ri. Kjo rritje është bërë para rritjes ekonomike. Dhe kjo nuk është e qëndrueshme. Këto janë vlerësimet e shefit të misionit të FMN-së, Jacques Miniane.

“Rritja e pagave në sektorin publik në Kosovë në shtatë ose dhjetë vitet e fundit është fenomen i ri, që është rritur më shpejtë sesa ekonomia, ata kanë rritur shumë më shpejtë sesa pagat publike të shteteve tjera në regjion, dhe kjo nuk është e qëndrueshme”, tha Miniane.

Kurse ministri i Financave Avdullah Hoti falënderoi shefin e misionit të FMN-së, Jacques Miniane për diskutimet e frytshme për gjendjen ekonomike në Kosovë.

“Çfarëdo bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar do të jetë në përputhje me interesat që ka Kosova për të promovuar fillimisht zhvillimin ekonomik me të cilin jemi pajtuar në parim, dhe e dyta për të mirëmbajtur qëndrueshmërinë fiskale të vendit tonë”, deklaroi ministri Hoti.

Ndërsa duke folur për sektorin bankar në Kosovë, Drejtori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bedri Hamza, këtë sektor e quajti si profitabil.

“Është një konkludim i përbashkët se sektori bankar është mirë i kapitalizuar, likuid, dhe për fat është profitabil, kemi rritje të aseteve, depozitave dhe kredive ku kreditimi në vitin 2014 ka qenë më i madhi në dy-tri vitet e fundit”, tha Hamza.

Për më tepër, FMN-ja për herë të parë vizitoi Kosovën në kuadër të kapitullit të katër sipas statutit të FMN-së, për t’u konsultuar me institucionet përgjegjëse të sektorit ekonomik të Republikës së Kosovës

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fmn-pagat-artificiale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala