FMN nuk mund t’i bashkohet shpëtimit grek

Autori:Avdyl Pajaziti

Bordit të Fondit Monetar Ndërkombëtar i është thënë se nivelet e larta të borxhit të Athinës dhe ecuria e dobët historike e zbatimit të reformave të Greqisë e skualifikojnë Greqinë nga një paketë e tretë shpëtuese e FMN-së për vendin, duke ngritur shqetësime të tjera nëse institucioni do t’i bashkohet shpëtimit financiar të fundit të BE-së.

Vendosmëria, e paraqitur nga stafi i FMN-së në takimin e Bordit që zgjati dy orë të mërkurën, nënkupton se ndërsa stafi i FMN-së do të marrë pjesë në negociatat aktuale të paketës shpëtuese që po zhvillohen në Athinë, Fondi nuk mund të vendosë nëse do të bjerë dakord për një program të ri për muaj, ndoshta deri vitin tjetër.

Vonesa mund të ketë pasoja të mëdha, veçanërisht tek Gjermania, zyrtarët e të cilës kanë thënë prej kohësh që do të ishte e pamundur të fitohej mbështetja e Bundestag për një shpëtim të ri prej 86 miliardë eurosh, pa FMN-në në bord.

Sipas një raporti katër faqesh, tepër konfidencial të prezantuar të mërkurën, të cilin e disponon Financial Times, negociatorët e FMN-së do të marrin pjesë në diskutime për t’u siguruar që paketa e re shpëtuese të jetë në linjë me atë që ka në mend fondi.

Por, ata nuk mund të arrijnë një marrëveshje në nivel stafi në këtë fazë. Fondi mund të vendosë nëse do të marrë pjesë gjatë një faze të dytë, pasi Greqia të bjerë dakord për reforma domethënëse dhe në mënyrë thelbësore pasi huadhënësit e eurozonës të bien dakord për lehtësim borxhi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fmn-nuk-mund-ti-bashkohet-shpetimit-grek/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala