FMN miraton programin “Stand By” për Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka miratuar programin “Stand by” për Kosovën, bën të ditur Qeveria e Kosovës. Ky program do të zgjasë 22 muaj dhe, përmes tij, synohet të mbështeten politikat e qeverisë për reforma fiskale, financiare e strukturore.

“Këto reforma janë pjesë e programit të Qeverisë. Implementimi i drejtpërdrejtë i tyre do të ndikojë në forcimin e pozitës fiskale të vendit dhe njëherazi do të krijojë parakushte për një rritje më të shpejtë dhe më të qëndrueshme të ekonomisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Pritet që vizita e radhës e misionit të FMN-së për Rishikimin e parë të Marrëveshjes, të jetë gjatë muajit shtator, ndërsa duke filluar nga ky muaj, nën koordinimin e Ministrisë së Financave do të mbahen takime të rregullta të të gjitha institucioneve përgjegjëse, për të monitoruar nga afër implementimin e programit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fmn-miraton-programin-stand-by-per-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala