FMN hapë dyert për kreditim të Kosovës

Autori:Zekirja Shabani

Qeveria e Kosovës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar po diskutojnë mundësitë për rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Ministri i Financave Avdullah Hoti ka pritur të martën në takim zëvendësdrejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Min Zhu, të cilin e ka njoftuar me masat që do të merren për zhvillimin ekonomik dhe financiar të Kosovës.

Ai me këtë rast gjithashtu konfirmoi edhe njëherë përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim sa më të ngushtë me FMN-në.

Ndërsa, zëvendësdrejtori menaxhues i FMN-së Min Zhu bëri të ditur se vizita e tij në Republikën e Kosovës tregon përkushtimin e FMN-së për zgjerimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Pas kësaj vizite ekipi i misionit të FMN-së do të fillojë negociatat për një program të ri të Kosovës me FMN-në. Ky program me Fondin, sipas përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës e rritë besueshmërinë e partnerëve dhe institucioneve financiare ndërkombëtare ndaj Qeverisë së Kosovës dhe mundëson hyrjen në kredi afatgjate, me kushte shumë të volitshme, për të financuar projektet madhore të Qeverisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fmn-hape-dyert-per-kreditim-te-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala