Fluks turistësh në Shqipëri: 200 mijë kosovarë, 100 mijë të huaj

Autori:Avdyl Pajaziti

Në dhjetë ditëshin e fundit të korrikut është shtuar ndjeshëm numri i pushuesve nga Kosova në bregdetin shqiptar

Aktualisht nga Velipoja deri në Sarandë mendohet të jenë më shumë se 200 mijë turistë nga Kosova dhe rreth 100 mijë të huaj.

Ardhja në bregdetin shqiptar e pushuesve nga Kosova në këto ditë të fundit të korrikut ka shënuar shifra rekord. Flitet për 200 mijë e më shumë turistë.
Në pikën që lidhë Kosovën me Shqipërinë, në Morinë të Kukësit, kolonat e automjeteve duken të jenë kilometrike. Përpunimi kufitar ende lë shumë për të dëshiruar. Çdo pritje bëhet e bezdisshme në këto ditë përvëluese nga temeraturat e larta.Pavarësisht kësaj, turistët shprehen të kënaqur.
Plazhet poashtu, tashmë janë të mbipopulluara. Vihet re një rregull më i mirë. Bien në sy rojet e plazhit, nuk mungojne kabinat e zhveshjes, ka dhe banjo publike.
Sipas statistikave të operatorëve turistikë, plazhi më i populluar është Velipoja.
Nëse familjarët përzgjedhin Velipojën, Shëngjinin dhe Durrësin, të rinjët më tepër parapelqejnë ujërat e bregdetit Jon.

Edhe turistët e huaj, në këtë verë duket të jenë në numër më të madh. Ata përveç rivierës bregdetare vizitojnë qytetet e lashta si Beratin, Gjirokastrën, Krujën e të tjerë.
Grafiku i çmimeve në krahasim me fillimin e muajit korrik është dukshëm më i lartë. Në plazhet e Adriatikut, apartamentet me dy dhoma gjumi dhe kuzhinë kanë një çmim prej 20 deri 40 euro, ndërsa në plazhet e Jonit nga 30 deri 50 euro për një natë. Ushqimet janë me çmime mesatare dhe të përshtatshme për verën turistike.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fluks-turistesh-ne-shqiperi-200-mije-kosovare-100-mije-te-huaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala