Floriana lanson këngën “Më pëlqen” (Video)

Autori:Zekirja Shabani

Këngëtarja e re shqiptare, 22-vjeçarja, Floriana Imeri nga Bietigheim-Bissingen/Gjermani ka lansuar këngën e parë “Më pëlqen”, duke nisur kështu udhëtimin e saj në tregun e muzikës shqiptare.

Kënga e parë e Florianës vjen si bashkëpunim me Ethnomusic, ku muzikën dhe aranzhimi është realizuar nga Burim Krasniqi me tekst nga BICA, derisa për videospotin është kujdesur MusicBox dhe tashmë kënga është lansuar në TV dhe youtube.

Floriana ishte konkurrente në show televiziv më të popullarizuar në kërkim të  talenteve të rinj të muzikës, “The Voice of Germany 2014”, ku me sukses kaloi sfidën e parë në këtë garë muzikore.

Floriana ka jetuar për 21 vjet në qytetin Metter Enz, ndërsa me muzikë ka nisur që në moshën 13-vjeçare. Ajo dy vjet më parë ajo ka regjistruar albumin e parë me këngë popullore.

Floriana synon një karrierë në tregun shqiptar por edhe në atë ndërkombëtar. Florianes i pëlqen të këndojë më shumë balada.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/floriana-lanson-kengen-me-pelqen-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala