Fletarrest për krime lufte

Organizata ndërkombëtare policisë, Interpol ka shpallur fletarreste të kuqe për 12 shtetas të Malit të Zi, të dyshuar për krime gjatë luftës në Kosovë, njoftojnë mediat e Podgoricës.
Fletarrestet janë shpallur në bazë të urdhrit të UNMIK-ut, kurse ndaj këtyre personave janë iniciuar aktakuzat në Gjykatën Themelore në Gjakovë, të cilat i ngarkojnë ata se në vitin 1999 në Rekën e Keqe afër Gjakovës kanë kryer krime kundër civilëve shqiptarë.
Por, sipas Milenko Jovanoviq, kryetar i shoqatës së qytetarëve të shpërngulu nga Kosova, “këta 12 të kërkuar nga Interpoli kanë qenë qytetarë të ndershëm, të cilët kanë pasur raporte të shkëlqyeshme më fqinjët e tyre shqiptarë në Gjakovë”