Flet tifozi i Liverpoolit që shpëtoi Balotellin nga kartoni i kuq

Autori:Avdyl Pajaziti

Në derbin më të madh anglez, të zhvilluar të dielën, Liverpool- Manchester United kishte ndodhur dicka e pazakontë.

Një tifoz i Liverpoolit kishte tërhequr Balotelin nga fanella në mënyrë që t’ia pamundësonte konfliktin me Cris Smalling,  lojtar i skuadrës kundërshtare. Kjo, pasi sulmuesi i Liverpoolit e kishte një karton të verdhë, përderisa skuadra ishte me 10 lojtarë pas largimit të kapitenit Gerrard. Emri i tifozit është Shanun Leatherbarroë. Ai ka shpjeguar arsyet e gjestit të tij.

“E dija që ishte gati të reagonte. Nuk mund të shikoja duke e marrë kartonin e dytë të verdhë. Po i thoja mos reago. Ai ma ktheu Ok Ok. Por, për të pasur cdo gjë në kontroll e kapa me të dy duart. Me ndihmoi edhe një tifoz tjetër, pasi jam i vogël më shtat e Mario është i madh.”, tha tifozi.

Shaun nuk është një tifoz dosido. Ai është besnik i skuadrës dhe e ndjekë kudo që luan Liverpooli. Ai ishte i pranishëm edhe në dy finalet e Champions League që Liverpoll i zhvilloi me 2005, përkatësisht me 2007 në Stamboll, përkatësisht Athinë. E ndjeki skuadrën e zemrës edhe në Romë apo Tokio.

Ndeshja si ajo mund të jetë e fundit për këtë tifoz pasi ai është duke emigruar në Australi në fund të verës me bashkëshorten dhe katër fëmijët. “Është shumë vështirë për mua, por s’kam cka bëj”, tha ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/flet-tifozi-i-liverpoolit-qe-shpetoi-balotellin-nga-kartoni-i-kuq/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala