Flet Jabllanoviq

Autori:Zekirja Shabani

Ministri për Kthim Aleksandar Jabllanoviq, ka komentuar shkurt thirrjet për protesta kundër tij. Ai në një prononcim për RTK-në, ka thënë se kërkimfalja publike e tij, është e mjaftueshme.

“Kam kërkuar falje dhe s’mund të them diçka tjetër”, ka thënë Jabllanoviq.

Për shkarkimin e Jabllanoviqit po vazhdojnë të mbahen protesta në shumë qytete të Kosovës, ku qytetarët po kerkojnë nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa që të shkarkojë ministrin e kthimit, pas ofendimeve që ky i fundit u kishte bërë nënave gjakovare, duke i quajtur egërsira. Këto protesta janë paralajmëruar të mbahen edhe me datën 24 në mënyrë masive, të cilat janë përkrahur nga partitë opozitare në vend.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/flet-jabllanoviq/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala