Flet ish-gruaja e terroristit të masakrës në Paris: Përdorte drogë dhe nuk shkoi kurrë në xhami

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-gruaja e sulmuesit në Paris Ibrahim Abdeslam ka thyer heshtjen duke thënë se ai ishte i papunë dhe që merrte kanabis ‘çdo ditë’, që nuk kishte shkuar kurrë në xhami dhe kishte kaluar kohë në burg.

31 vjeçari hodhi vetën në erë jashtë një lokale në gjatë masakrës terroriste të së premtes në Paris, duke plagosur tre persona, por duke vrarë vetëm vetën.

“Aktiviteti i tij i preferuar ishte të merrte drogë dhe të flinte. Flinte shpesh gjatë ditës dhe numri i dozave që merrte gjatë ditë ishte alarmante’, tha Naima për martesën dy vjeçare me Ibrahim.

“Pavarësisht diplomës së tij si inxhinier elektrik ai nuk gjeti punë”, thotë ajo.

“Në dy vjetët që ishim të martuar punoi një ditë të vetme. Ishte dembel”, theksoi ajo.

Ibrahim, i njohur gjithashtu si Brahim, ishte një nga tetë xhihadistët që shkaktua masakrën e të premtes që lanë 129 persona të vrarë, 352 të plagosur dhe duke përhapur frikën në mbarë Europën.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/flet-ish-gruaja-e-terroristit-te-masakres-ne-paris-perdorte-droge-dhe-nuk-shkoi-kurre-ne-xhami/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala