Flasin qytetarët për protestën e 28 Nëntorit (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Protesta e paralajmëruar për t’u mbajtur nga partitë opozitare me 28 Nëntor, datë kjo e cila shënon disa festa të rëndësishme në kalendarin e kombit shqiptarë, po shihet me mendime të ndryshme nga qytetarët, nëse kjo datë është e duhur për një protestë të tillë.

Disa qytetarët e anketuar nga lajmi.net, e vlerësojnë si të pakuptimt organizimin e protestës në ditën kur gjithë shqiptarët shënojnë pavarësinë të Shqipërisë, daljen publike në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjen e komandantit të saj Adem Jashari.

Këta qytetarë vlerësojnë se është e pakuptimtë që në një ditë të tillë të ketë protesta dhe, se kjo protestë ka mundur të organizohet edhe në ditë tjera.

Qytetart

Por, ka edhe nga ata që organizmin protestës me 28 nëntor nuk e shohin si veprim të gabuar.

Këta qytetarë të anketuar nga lajmi.net u shprehen se nëse protesta do të jetë paqësore, ashtu siç është paralajmëruar nuk paraqet problem edhe nëse organizohet në një ditë feste siç është 28 nëntori.

Partitë opozitare kanë paralajmëruar se me 28 nëntor do të mbajnë një protestë gjithë popullore për të kundërshtuar marrëveshjet për Asociacionin dhe atë të shënimit të pikës kufitare me Malin e Zi.

Qytetart3

Sipas opozitës, kjo protestë do të jetë paqësore dhe me numër të madh të qytetarëve pjesëmarrës./lajmi.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/flasin-qytetaret-per-protesten-e-28-nentorit-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala