Flasin prindërit e shqiptarit të ISIS-it

Autori:Avdyl Pajaziti

A1 Report ka shkuar në Leshnicë të Pogradecit ku ka kontaktuar me familjen e Almir Dacit, njërit prej dy shqiptarëve të cilët janë në videon ku ISIS kërcënon se do të kryej sulme mbi Shqipërinë Kosovën dhe tërë Ballkanin.

Dy prindërit e Almir Dacit, Nafie e Xhevair Daci shprehen se e kanë bërë “harram” djalin e tyre që ditën kur e kanë marrë vesh se ishte terrorist.

Ata gjithashtu thonë se kanë kohë pa folur me djalin e tyre i cili herën e fundit që ka kontaktuar me ta u kishte thënë se ndodhej në Arabi.

Ndryshe, në një video 20 minutëshe, e shfaqur nga ajo që njihet si qendra mediale “Al-Hayat”, e ndërlidhur me grupin militant Shteti Islamik, luftëtarë të këtij të fundit kanë kërcënuar shtetet e Ballkanit, Kosovën, Shqipërinë, Bosnjën, Serbinë, Maqedoninë…

Dy prej tyre, Abu Muqatil (Al Kosovi) dhe Abu Bilqis (Al Albani) duke folur në gjuhën shqipe kanë paralajmëruar hakmarrje “ndaj atyre që kanë poshtëruar myslimanët”, ndërsa thonë se “armiqtë e Allahut po kërkojnë t’i përçajnë”.

Në mesazhin e Al Kosovit flitet për “ditë të zeza” ndaj atyre që kanë nënçmuar muslimanët dhe Allahun, “në Kosovë, Shqipëri, Bosnjë, Maqedoni dhe në të gjithë Ballkanin”, duke kërcënuar se duhet të “kenë frikë të punojnë në zyrat e tyre, do të tmerrohen e trishtohen në shtëpitë e tyre, edhe kur flenë”.

Vërtetësia e videos nuk është konfirmuar ende nga autoritetet e rendit në Kosovë

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/flasin-prinderit-e-shqiptarit-te-isis-it/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala