Flamuri i Kosovës në majë të Kilimanxharos (Foto)

Fisnik Aliu nga Mitrovica me disa shokë të vet këto ditë është ngjitur në majën më të lartë të Afrikës.
Pas hipjes në Kilimanxharo, Fisniku me qëndrim në Londër ka ngritur flamurin Kosovës në malin më të lartë afrikan, që ka 5895 metra, transmeton Koha.net.
Për këtë aktivitet ka njoftuar familja Aliu nga Lagjja eBoshnjakëve dhe ajo ka treguar se Fisniku nuk është alpinist por këtë aksion, me shokë, e ka bërë për shkaqe humanitare.