Flamuri i Kosovës në gjysmështizë edhe në Londër (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Flamuri i Kosovës është vënë në gjysmështizë edhe në Londër, për t’i nderuar viktimat e terrorit të para dy netëve në Paris.

Fotografinë e ka postuar ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Graiçevci.

“Flamuri i Kosovës në gjysmështizë në Londër, për t’i nderuar viktimat e sulmeve terroriste në Paris dhe për t’u solidarizuar me popullin Francez”, ka shkruar në Facebook, Ambasadori Graiçevci.

Ndryshe në sulmet e fundit terroriste në Francë u vranë mbi 150 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/flamuri-i-kosoves-ne-gjysmeshtize-edhe-ne-londer-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala