Fjalët e fundit të nënës së Ajlanit: Kam shumë frikë nga uji, nëse ndodh diçka… (Video)

Autori:Zekirja Shabani

Pas gjetjes së trupit të 3-vjeçarit sirian në brigjet turke, mediat ndërkombëtare zbulojnë çdo ditë detaje të reja nga familja e tij dhe jeta e tij e mëparshme.

Fjalët e fundit të nënës që u mbyt së bashku me dy djemtë e saj, kur varka me të cilën tentuan t’i afroheshin brigjeve greke, u përmbys, të bëjnë të mendohesh.

“Unë nuk di të notoj, në qoftë se ndodh diçka … Unë nuk dua të shkoj”.

Këto janë fjalët e thëna nga Rehan Kurd, nena e Galipit 5-vjeçar dhe Aylanit, fotoja e të cilit bëri xhiron e botës dhe shkaktoi zemërim global.

Rrëfimin e ka bërë halla e djemve sirianë.

Ajo gjatë një konference për mediat në Ottawa ka zbuluar se nëna e fëmijëve nuk ka dashur të kalonte nëpër det për në ishullin Kos pasi ajo nuk ka qenë në gjendje të notonte.

Teema Kurdi, motra e Abdullah Kurdit, në një konferencë për shtyp nga Cancouver, ku ajo punon parukiere shpresonte të bashkohej me familjen, pasi e kishte sponsorizuar qëndrimin e tyre.

Ajo tha se vëllai i saj Abdullah, gruaja e tij Rehan dhe dy djemtë e saj, filluan një udhëtim të rrezikshëm me barkë gome vetëm pasi kërkesa e tyre për të shkuar në Kanada ishte refuzuar.

Ajo shtoi se fillimisht qëllimi ishte që vëllai i saj të shkonte vetëm në Kanada e më pas të merrte edhe familje. Por ai nuk kishte pranuar ta linte gruan vetëm, pasi ajo i kishte thënë që nuk mund ta përballonte e vetme.

Duke folur në konferencë ajo tha: “Gruaja e tij më tha në telefon një javë më parë, unë jam shumë e frikësuar nga uji. “Unë nuk di të notojë, në qoftë se ndodh diçka … Unë nuk dua të shkoj”. “Unë i thashë se nuk mund të të shtyj ta bësh diçka të tillë, nëse nuk do mos e bëj. Por unë mendoj se ata vendosën te iknin se bashku”, ka thënë ajo.

“Autoritetet kanadeze të emigracionit kishin refuzuar kërkesën, pjesërisht për shkak të mungesës së vizave familjare dalëse për largimin e tyre nga Turqia dhe mungesës së statusit të njohur ndërkombëtarisht të refugjatit”, u tha halla qytetarëve tw Ottawas.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fjalet-e-fundit-te-nenes-se-ajlanit-kam-shume-frike-nga-uji-nese-ndodh-dicka-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala