Fjalët e fundit të 10 njerëzve të mëdhenj

Autori:Avdyl Pajaziti

Njerëzit u kanë dhënë gjithmonë rëndësi fjalëve të thëna në momentet e fundit të jetës, sidomos nga njerëzit e mençur. Një këshillë e mençur e dikujt që ka jetuar gjatë e ka mësuar shumë, apo thjesht një shaka, fjalët e fundit kanë mbetur në kujtesën e atyre që u kanë qëndruar pranë ndërsa “dilnin nga skena”.

“Fjalët e fundit janë për budallenjtë që nuk kanë folur mjaftueshëm gjatë jetës”

Karl Marks, filozof

“Franca, ushtria, drejtimi i ushtrisë, Zhozefina…”

Napoleon Bonaparti, politikan dhe lider i ushtrisë franceze

“Nuk duhej të kisha kaluar kurrë nga skoçi në “Martini”

Hamfri Bogart, aktor

“E gjeta Romën prej argjile dhe po ua lë prej mermeri”

Augusto Cezari, perandor romak

“Më në fund mund të shoh Merlin Monronë”

Xho di Maxho, basketbollist

“Nuk jam më pak i frikësuari nga vdekja”

Çarls Darvin, autori i teorisë së evolucionit

“Paratë nuk mund të blejnë jetën”

Bob Marli, muzikant

“E kam ofenduar Zotin dhe racën njerëzore, sepse puna ime nuk pati cilësinë që duhej të kishte”

Leonardo da Vinçi, shpikës dhe piktor

“Nuk do të më gjeni gjallë kur të lindë dielli”

Parashikimi i qëlluar i Nostradamusit

“Duartrokitni miq, komedia mbaroi”

Bethoven, kompozitor

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fjalet-e-fundit-te-10-njerezve-te-medhenj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala