Fituesi i Nobelit shpallet të enjten, Kadare nuk është favorit

Autori:Avdyl Pajaziti

The Guardian shkruan se fituesi i çmimit Nobel për këtë vit do të shpallet të enjten. Edhe pse është përmendur si kandidat edhe për këtë vit, shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare, nuk duket të jetë favorit.
Parashikohet që këtë vit çmimi kryesor për letërsi do t’i jepet një shkrimtari jo popullor

Fituesi i këtij viti të çmimit Nobel për letërsi pritet të lajmërohet të enjten, ka thënë sot Akademia Suedeze.

Emri i laureatit të 112-të të letërsisë – shkrimtari i cili zgjedhet nga anëtarët e akademisë suedeze që përmbush më së miri amanetin e Alfred Nobelit dhe që ka shkruar “një punë të jashtëzakonshme me qëllime idealiste” – do të lajmërohet në orën 13 sipas kohës së Stokholmit në Norvegji.

Me një laramani autorësh nga e tërë bota, është e vështirë që të parashikohet fituesi, edhe pse favorit për ta fituar këtë çmim sipas bastorëve Ladbrokes dhe Paddy Power mbetet autorja dhe gazetarja Svetlana Alexievich, romancieri japonez Haruki Murakami, keniani Ngugi wa Thiong, amerikanët Philip Roth dhe Joyce Carol Oates që pozicionohen mirë si fitues. Fituesi i çmimit “Irish Booker”, John Banville, po ashtu gjendet në mesin e fituesve të mundshëm.

Por, në këtë listë nuk gjendet emri i shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare i cili nuk favorizohet nga bastoret si fitues i këtij çmimi.

Fituesi i së enjtes do ti bashkohet një numri të madh të ikonave të letërsisë botërorë të cilët do t’i rangoi në mesin e emrave të famshëm nga Alexandr Solzhenitsyn deri tek Albert Camus dhe Gabriel García Márquez, e së fundmi edhe të Toni Morrison dhe Doris Lessing. Këtu nuk bën të harrojmë se ka edhe disa emra që nuk e kanë fituar këtë çmim. Në mesin e tyre: Leo Tolstoy, Henry James dhe Henrik Ibsen janë disa nga emrat e famshëm të letërsisë që kurrë nuk kanë fituar Nobel.

Fituesi i vitit të kaluar, Patrick Modiano ishte shumë pak i njohur sidomos për botën anglofone para fitimit të çmimit, një gjë që bëri të përkthehet shumë puna e tij.

Çdo vit, rreth 600-700 individ dhe organizata ftohen për të nominuar kandidatët potencial për këtë çmim. Një listë me rreth 200 shkrimtarë shkon në Komitetin e Nobelit, ku mandej dërgohet një listë e ngushtë që analizohet nga Akademia Suadeze që përbëhet nga 18 shkrimtar dhe studiues.

Vota e tyre vendos për fituesin. “Nuk është vështirë që të gjenden kandidatët që ja vlejnë. Ka shumë: bota është aq e madhe…pjesa më e vështirë është se kush do ta fitojë”, ka shkruar ish sekretari permanent i Akademisë Suadeze, Peter Englund . “Asnjëherë nuk ka ndodhur që të gjithë të pajtohen për një person. Kështu, do të jetë më të vërtetë shumë e vështirë që të qëllohet”.

Alex Donohue nga Ladbrokes, ka thënë se dy “kuaj të zi” mund t’ja dalin sivjet si fitues: shkrimtari hungarez László Krasznahorkai, fitues i çmimit ndërkombëtar Man Booker, ku parashikimet për të shkuan nga 50/1 në 25/1 dhe poeti korean, Ko Un, parashikimet për të cilin luajtën nga 40/1 në 20/1. “Ky vit është i pazakonshëm pasi që favoritët janë injoruar dhe spekuluesit e letërsisë besojnë se do të shohim si fitues një shkrimtar jo popullor”, tha ai. /GazetaExpress/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fituesi-i-nobelit-shpallet-te-enjten-kadare-nuk-eshte-favorit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala