Fisnik Ismaili 30 ditë paraburgim?

Deputeti Fisnik Ismailin, nga radhët e Vetëvendosjes, mund të mbetet në paraburgim prej 30 ditësh për shkak të gazit lotsjellës që dyshohet se i është gjetur nga sigurimi i Kuvendit të Kosovës.
Njohës të sigurisë kanë bërë të ditur se tashmë precedenti është krijuar me arrestimin e deputetëve Albin Kurti e Donika Kadaj – Bujupi, të cilëve u është caktuar masa e paraburgimit, prej 30 ditësh , si mase e sigurisë për pjesëmarrje në procedurë, për të njëjtën vepër. /Gazeta Fjala/