Fisnik Ismailit i zhduket edhe aplikacioni për veteran

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, nuk eksiston as në listat e veteranëve as jashtë saj.

Ai ka reaguar ashpër për mos-përfshirjen e tij në listat e veteranëve të UÇK-së të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, pjesë e së cilës ka qenë edhe vet ai gjatë luftës në Kosovë.

Postimi i plotë i tij në facebook:

Qenkan publikue listat e veteranëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, te Betejës së Koshares, edhe për habinë time e të do miqve të mij që më lajmeruen, emni im nuk figuronte në asnjanën prej listave, madje as në atë të aplikuesve të refuzuem.

Komandanti i Brigadës, Rrustem Berisha, i cili ishte edhe në komision, më siguroi se aplikacioni im është i aprovuem prej tij personalisht edhe prej Brigadës, edhe se mungesa e emnit në listë mundet me qenë ndoj gabim teknik i sekretarisë, tuj e pasë parasysh që listat paskan plot lëshime të tjera, posaçërisht drejtshkrimore.

Sinqerisht po due me besue se heqja emrit tim ishte gabim teknik, edhepse boll vështirë me besue se krejt kjo është veç rastësi, tuj qenë se ma hoqën bash mue, një prej jo shumë deputetëve që kemi marrë pjesë në luftë, edhe që unë kam rastisë me qenë gjithherë kritik ndaj atyne zdralave që në emën të luftës ia kanë shkërrdhye vlerat vetë asaj.

Listat e plotësueme dalin të premten. Po më duket shumë, për me qenë veç rastësi, që krejt kjo me ndodhë nje ditë para përvjetorit të Betejës së Koshares.

E nëse ju mutat e SHIK-ut e keni ba me qëllim këtë, edhe mendoni se keni me ma denigrue personalitetin, duke mi humbë meritat edhe sakrificën që e kam ba për atdheun tim, për qeta jam në gjendje fort larg me shkue, deri n’fund, në frymën e fundit, e juve s’kam me ju lanë me m’përulë kurrë. Veç të vdekun keni me më ndalë.

Se edhe propagandën po ua di: me dalë në lajme se nuk jam në listë (veçse më thirri Zëri e më pyetën), e kur përmirësohet lista, ma nuk është lajm edhe unë mbahem mend si rrenc. Ju marr atë propagandë primitive e ju fus n’bothë, bre majmuna!

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fisnik-ismailit-i-zhduket-emri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala