Fisnik Ismaili thotë se u godit nga Policia (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, thotë se është goditur nga disa policë në orët e mbrëmjes.

Ekipi i KALLXO.com e ka zënë në mbrëmje një situatë kur Ismaili po debatonte me Policinë.

Më pas ai u ndal për një intervistë të shkurtë për KALLXO.com në të cilën e shpjegoi versionin e tij të situatës së krijuar.
Në fillim, pasi u largua nga turma e policisë, ai u tregonte policëve se ka luftuar në Koshare, si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fisnik-ismaili-thote-se-u-godit-nga-policia-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala