Fisnik Ismaili: “Thaçi e Veseli e kanë flliqur luftën”

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti nga Lëvizja Vetvendosje, Fisnik Ismaili, tha se Thaçi e Veseli me barabat e tyre e kanë flliq luftën e Ushtrisë ççlirimtare të Kosovës, dhe se ata duhen të gjykohen e jo të tjerët.

“Luftën e kanë flliq Thaçi e Veseli, së bashku me barabat e tyre që janë këtu si deputetë të Kosovës. Juve nuk ju ka dënu as UNMIK-u e as EULEX-i, dhe nuk do tju denojë as Gjykata Speciale sepse ju i keni kryer marrëveshjet për të mos u denuar. Në qoftëse dikush duhet të gjykohet atëherë jeni ju ata që duhet të gjykoheni”, tha Ismaili.

Gjatë fjalimit të tij ka ndërhyrë deputeti Latif Gashi duke e ndërprerë atë.

Ndërsa, Ismaili iu drejtuar atij me fjalët se “e ke mizën nën kapuq pranda po ndërhyn, dhe se fjalimi im është për ty.”/Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fisnik-ismaili-thaci-e-veseli-e-kane-flliqur-luften/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala