Fisnik Ismaili: Sot planifikohet që të zgjedhet Thaçi president

Autori:Gazeta Fjala

Më pas Ismaili ka shtuar se në seancën e sotme që pritet të rifillojë në ora 15:00 do të provohet që Thaçi president i vendit.

Ai ka ftuar qytetarët që në këtë kohë të grumbullohen tek kuvendi, në mënyrë që ta shpëtojnë Kosovën.

Ky është postimi i plotë i tij:

“Albulenën e rrëzuen para syve të mi. Ra me kokë në mermer. Me e sulmue një grue është gjëja ma e tmerrshme që dikush mundet me e ba. E çka ka më të tmerrshme kur ajo përfaqëson mija qytetarë? As me e ndihmue nuk na lanë.

Një Kuvend që ka brenda trefish ma shumë policë sesa deputetë, nuk e përfaqëson një popull. Opozita e përjashtueme me dhunë nuk e përfaqëson një popull. Një Kryetar që zgjedhet në këso kushtesh, nuk e përfaqëson një popull.

Në orën 15:00 vazhdon seanca, ku po planifikojnë me e kontrabandue zgjedhjen e Hashim Thaçit Kryetar shteti, mbasi e nxorën me dhunë opozitën. Në orën 15:00 tetanë duhet me dalë para Kuvendit, me e shpëtue Kosovën.

E Albulena ka me na u kthye. Ma e fortë se kurrë”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fisnik-ismaili-sot-planifikohet-qe-te-zgjedhet-thaci-president/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala