Fisnik Ismaili shan protokollin e Kuvendit (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, ka sharë protokollin e Kuvendit, për përgatitjen e foltores nga ku komisioneri i BE-së, Johannes Hahn, do t’i drejtohet deputetëve me një fjalim.

Ismajli ka postuar në Facebook një foto të foltores ku shihen disa lule të plastikës, për vendosjen e të cilave e ka sharë protokollin e Kuvendit duke thënë “fsha fallcat…”.

“Lulat e pllastikës pranë foltores së Kuvendit të Kosovës, për nder të Komisionarit të EU, z. Johanes Han, që pritet me e mbajtë një fjalim qetash. S’i bijshit edhe do bostana e një kalavesh rrush, e Kadrisë në mikrofon me ia vjerrë dy zara t’leshta? ‘fsha fallcat. #protocol #fail — at Kuvendi I Republikës Së Kosovës”, ka shkruar deputeti Ismaili.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fisnik-ismaili-shan-protokollin-e-kuvendit-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala