Fisnik Ismaili përshendetë protestuesit nga Facebook-u

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, është solidarizuar me protestuesit që po vazhdrojnë të qëndrojnë para Kuvendit të Kosovës. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ismaili ka thënë se ai është duke menduar për ta në këto momente.
“Me mendje te gjithë ata protestues jashtë Kuvendit të Kosovës, që janë mbledhë sot në përkrahje të atyne deputetëve që vazhdojnë me qenë këmbëngulës që seancat plenare mos me vazhdue, deri të tërhiqet nënshkrimi i marrëveshjes për Zajednicën. Ju due,” ka shkruar ai./Gazeta Fjala/