Fischer, deputetëve: Marrëveshjet me Serbinë duhet zbatuar

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer në një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, u bëri apel politikës kosovare që të respektohet pluralizmi politik, ndërsa tha se marrëveshjet me Serbinë të arritura në Bruksel duhet të respektohen.

Ai tha se interesi nacional i vendit duhet të jetë prioritet dhe për hir të shtetit të veprohet me një zë të përbashkët në politikën e jashtme.

“Demokracia nuk është perfekte por duhet të bëjmë përpjekje ta zhvillojmë atë”, tha presidenti Fischer.

Ai tha se Austria ka pasur qëndrim të prerë dhe të qartë për politikën e saj në Ballkan, duke pas qëndrim pozitiv karshi shtetit të ri, Kosovës.

Presidenti i Austrisë tha se si anëtar të NATO-s kanë punuar në atë drejtim që Kosova të njihet si shtet i pavarur, që ekonomia e saj të ngjallet.

Fischer tha po ashtu se marrëveshjet me Serbinë të arritura në Bruksel duhet të respektohen.

Ai tha se Kosova duhet ta ketë prioritet rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe për këtë duhet plotësuar kriteret.

Pas fjalimit në Kuvend, dy presidentët, Fischer e Jahjaga, në orën 10:45 do të nisen për vizitë në Prizren. Në këtë qytet janë paraparë vizita në Kishën Katolike dhe në Xhaminë e Sinan Pashës.

Ndryshe, në orët e mëngjesit Fischer është takuar edhe me kryeministrin e Republikës së Kosovës Isa Mustafa si dhe ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Kosovar-Austriak.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fischer-deputeteve-marreveshjet-me-serbine-duhet-zbatuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala