Finlanda pa matematikë

Autori:Avdyl Pajaziti

Finlanda ka njërën prej sistemeve edukative më të mira në botë.

Ajo gjithmonë rangohet afër fillimit në listat e top shkollave, në lëndët si matematikë, lexim, dhe shkencë.

Finlanda është duke ndryshuar sistemin e saj të mësimit, duke e braktisur mësimin sipas temës, e duke u fokusuar në spjegimin sipas fenomenit. Mësimet tradicionale si literatura Angleze dhe Fizika janë duke u futur në rrjedhën e sistemit të mësimit 16 vjeçar, në Helsinki.

Në vend të mësimit sipas temës, Finlandezët janë duke mësuar sipas fenomenit – si Bashkimin Evropian, e cila ngërthen në vete mësimin e gjuhëve, historisë, politikës, dhe gjeografisë. Nuk do të ketë më një orë histori e përcjellur me një orë kimi. Qëllimi i gjithë kësaj është që të eliminohet ‘demotivuesi’ studentor: “Kur do të na duhen këto mësime?

Pasi Sindler, menaxheri i zhivllimit të Helsink-it, thotë se bota ka ndryshuar me shpërndarjen e teknologjisë, dhe shumë prej mënyrave të vjetra të mësimit nuk janë më praktike. “Të rinjtë përdorin kompjuterë të avancuar, dhe në të kaluarën bankat kanë pasur shumë nëpunës të cilët janë marrur me llogaritjen e shifrave, por tani gjithçka ndryshuar,” tha ai.

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/finlanda-pa-matematike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala