Finlanda ofron bashkëpunim në fushën e mirëqenies sociale

Autori:Avdyl Pajaziti

Në vazhdën e takimeve në Finlandë, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi takoi Hanna Mantyla, Ministre për Punë Sociale dhe Shëndetësi, të cilën e njoftoi lidhur me hapat e ndërmarrë në fushën e mirëqenies sociale dhe pensioneve si dhe reformat tjera që po ndërmerren nga MPMS.

Nga ana e saj Ministrja Mantyla e falënderoi Ministrin Abrashi për vizitën duke i ofruar bashkëpunimin dhe praktikat e Finlandës për modernizimin e shërbimeve publike në fushën e mirëqenies sociale në Kosovë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/finlanda-ofron-bashkepunim-ne-fushen-e-mireqenies-sociale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala