Finlanda i vlerëson arritjet e FSK-së

Autori:Gazeta Fjala

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli ka pritur në një takim pune, ambasadoren e Finlandës në Prishtinë, Anne Huhtamaki.

Demolli me këtë rast një vlerësim të veçantë i ka përcjellë ambasadores për votën pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO që Finlanda e kishte ofruar ditë më parë në Paris.

Ai gjithashtu e ka njoftuar Ambasadoren e Finlandës me zhvillimet në MFSK, duke nënvizuar procesin e transformimit të FSK-së, në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK). Po ashtu ministri Demolli, foli edhe për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve dhe ministrive të mbrojtjes, me theks të veçantë për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit si dhe arritjen e një marrëveshje bashkëpunimi me institucionet e mbrojtjes dhe sigurisë së Finlandës.

Nga ana e saj, ambasadorja e Finlandës në Prishtinë, shprehi kënaqësinë për bashkëpunimin e deritashëm në mes dy shteteve, duke vlerësuar arritjet e FSK-së në të gjitha fushat.

Huhtamake në fund u shpreh për thellimin dhe vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/finlanda-i-vlereson-arritjet-e-fsk-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala