Financohen 43 biznese të reja

Autori:Zekirja Shabani

Të enjten UNDP dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do ndajnë nga 3000 deri në 6000 euro grante për 43 femra dhe meshkuj të papunësuar.

Këto para do tu ndahen përfituesve të programit të vetëpunësimit, për të themeluar bizneset e tyre të reja.

Ky program ka filluar gjatë muajit prill të këtij viti, për të zgjeruar programet aktive të tregut të punës, të implementuara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me mbështetjen e UNDP-së.

Në një njoftim për media thuhet se pas një procesi konkurrues, 43 plane të biznesit të paraqitura do të shpërblehen me asistencë financiare dhe monitorim të vazhdueshëm në mënyrë që të funksionalizohen bizneset e reja.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/financohen-43-biznese-te-reja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala