Filmi që synon përmirësimin e imazhit të Islamit

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas 7 vjetësh, kanë përfunduar xhirimet e filmit kushtuar Profetit Muhamed.

Filmi më i ri i regjisorit iranian, Majid Majidi, për fëmijërinë e Profetit Muhamed, është projekti më i shtrenjtë filmik i Iranit deri më sot.

Përmes këtij filmi, sipas regjisorit Majidi, do të tentohet të përmirësohet imazhi i Islamit në botën perëndimore.

Filmi, i cili zgjat 171 minuta, ka kushtuar plot 40 milionë dollarë dhe xhirimi i tij ka zgjatur afërsisht shtatë vjet.

Në një intervistë për AFP, regjisori 56-vjeçar u shpreh se, “ekstremistët dhe xhihadistët, po ashtu edhe grupet e Shtetit Islamik e kanë vjedhur emrin e Islamit, ndërkohë që në botën perëndimore ka një interpretim jokorrekt të islamit, i cili na shfaq një imazh të dhunshëm të tij dhe ky botëkuptim ne besojmë se nuk ka lidhje me këtë religjion”.

Regjisori Majid Majidi është autor i filmit të nominuar për çmimin Oscar, “Children of Heaven”, në vitin 1997./Poltiko.net/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/filmi-qe-synon-permiresimin-e-imazhit-te-islamit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala