Fillon viti i ri akademik 2015/2016

Autori:Avdyl Pajaziti

Në të gjitha universitet publike dhe kolegjet private në Republikën e Kosovës sot fillon viti i ri akademik 2015/2016.

Kosova tashmë ka gjashtë universitete publike, tri prej të cilave në Gjilan, Gjakovë dhe Mitrovicë që kanë filluar punën tash vonë.

Universiteti i Prishtinës, ka ulur ndjeshëm numrin e studentëve të cilët janë të pranuar në vitin e ri akademik 2015/2016.

Vetëm në UP “Hasan Prishtina” për këtë vit akademik janë hapur dyert për 7.800 studentë të rinj në 17 fakultete.

Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2015/2016, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të vizitojë Fakultetin Juridik. Vizita do të bëhet në ora 11:00, në Amfiteatrin e Madh të këtij fakulteti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fillon-viti-i-ri-akademik-20152016/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala