Fillon takimi Mustafa-Merkel

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është pritur me nderimet më të larta shtetërore në Gjermani. Mustafa dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë filluar takimin, ndërsa pritet të diskutohen shumë çështje.
Në takimin ndërmjet kryeministrit Isa Mustafa dhe kancelares Angela Merkel do të bisedohet për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, për proceset në Kosovë, për marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian, si dhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë Hashim Thaçi, ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të tjerë të lartë gjermanë. /Telegrafi/