Fillon seanca e gjykimit të Fatmir Limajt

Autori:Avdyl Pajaziti

Nisi seanca ndaj Fatmir Limajt dhe katër personave tjerë për lëndët e bashkuara rreth ish-Ministrisë së Transportit.

Fatmir Limaj do të paraqitet sot para trupit gjykues për lëndët e bashkuara rreth ish-Ministrisë së Transportit.

Seanca ishte paralajmëruar të nisë në orën 11:00, por palët janë në gjykatë që nga ora nëntë dhe ajo pritet të nisë shumë shpejt.

Në seancën e sotme është paraparë të lexohet aktakuza e ashtuquajtur “e konsoliduar”, term të cilin e kundërshtoi avokati i Limajt Tahir Rrecaj në seancën e 30 tetorit.

Në këtë seancë Limaj tha se aktakuza është ngritur me urdhër politik.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fillon-seanca-e-gjykimit-te-fatmir-limajt/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala