Fillon rritja e bursave kineze

Autori:Avdyl Pajaziti

Aksionet kineze janë rimëkëmbur pak, pas humbjeve tronditëse në fillim të kësaj jave, që kanë përhapur frikë në tregjet globale.

Indeksi kryesor i Kinës Shangai është rritur të premten për 1.1 përqind, përkatësisht në 3,123.04 pikë.

Këtë javë, ai ka rënë rreth 16 përqind.

Në Hong Kong, ndërkaq, indeksi Hang Seng ka qenë sot më i lartë për 1.6 përqind.

Humbjet dramatike dhe të paqëndrueshme këtë javë në Kinë kanë thyer besimin e investitorëve dhe kanë çuar në rënie të mprehta të tregjeve gjetkë në Azi dhe SHBA.

Me rritjet e fundit, investitorët shpresojnë se kriza e madhe ka kaluar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fillon-rritja-e-bursave-kineze/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala