Fillon procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje

Autori:Avdyl Pajaziti

Sot fillon procesi i legalizimit në Republikën e Kosovës përmes Regjistrit të Ndërtimeve pa Leje (RNPL).

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, së bashku me Shefin e Seksionit të Operacioneve – Zyra Ndërlidhëse e KE Christof Stock, do të marrin pjesë në këtë ngjarje.

Objektiva e Projektit të Asistencës Teknike “Implementimi dhe Fuqizimi i Projektit për Planifikimin Hapësinor Rural”, i financuar nga BE, po mbështet institucionet e Kosovës, përfshirë Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në implementimin e një planifikimi hapësinor modern në mbarë vendin, për të rritur efikasitetin dhe përgjegjësinë e menaxhimit komunal të tokës dhe për të rritur planifikimin dhe dhënien e lejeve në mënyrë transparente për shfrytëzimin e tokës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fillon-procesi-i-legalizimit-te-ndertimeve-pa-leje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala