Fillon mbledhja e kryesisë, merr pjesë edhe Aida Dërguti e VV-së

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të diskutuar për pikat e rendit të ditës që do të vendosen në seancën e radhës, raporton Indeksonline.
Prezent është edhe përfaqësuesja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, e Vetëvendosjes, e cila ka ardhur në mbledhjem e shefave të grupeve parlamentare që janë duke e zhvilluar në Kuvend bashkë me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.
Sot do të vendoset se kur do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit dhe do të bëhen publike qëndrimet e opozitës se a do ta bllokojnë përsëri Kuvendin./Indeksonline/