Këshilli kërkon që rektori të mos jetë i pranishëm

Autori:Gazeta Fjala

4:45
Rektori Ramadan Zejnullahu para se të lëshoj sallën pasi që nuk u lejua të marrë pjesë kërkoi që të gjendet një zgjidhje.

“Që t`i jepet një zgjidhje sot Up-së, ose të më shkarkoni ose ta ndaloni atë shkresë sepse kemi shumë punë”, tha ai.

………………………………………………………………………………………………….

Ka filluar mbledhja e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Këshili drejtues vendosi që rektori Ramadan Zejnullahu të mos jetë në mbledhje ngase ashtu obligohet me rregullore raporton Gazeta Fjala.

Në fillim të mbledhjes është marrë vendim që përdallim nga hera e kaluar ku nuk u lejuan gazetarët të jenë pjesmarrës, në këtë mbledhje të jenë të pranishë veç gaztarët pa kameraman.

Kryesuesja e Këshillit Drejtues, Shefkije Islamaj, e cila po e drejtoj mbledhjen tha se kërkesa e senatorëve për shkarkimin e rektorit Ramadan Zejnullahu është pika e vetme e rendit të ditës. Gazeta Fjala/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fillon-mbledhja-e-keshillit-drejtues-te-up-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala