Fillon marshi në përkrahje të rektorit Zejnullahu

Autori:Avdyl Pajaziti

Ka filluar të mbahet marshi përkrahës për rektorin e Universitetit “Hasan Prishtina”, Ramadan Zejnullahu.

Anëtarë të shoqërisë civile, intelektualë dhe studentë bënë të ditur se kërkesat e këtij marshi kanë të bëjnë me forcimin e autonomisë së UP-së dhe të ndërpritet presioni që po i bëhet ditëve të fundit menaxhmentit aktual, arsimi të bëhet prioritet shtetëror, si dhe të rriten rriten fondet për universitetet publike dhe të kërkohet produkt konkret prej tyre.

Të pranishëm në marsh ishin Veton Surroi, Halil Matoshi, Besa Luzha, Avni Zogiani, Luan Shllaku, etj.

Ndryshe, ditë më parë një grup senatorësh të UP-së, dekanë e studentë kanë kërkuar dorëheqjen e rektorit Ramadan Zejnullahu.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fillon-marshi-ne-perkrahje-te-rektorit-zejnullahu/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala