Fillon manifestimi tre ditor i rivarrimit të Isa Boletinit

Autori:Avdyl Pajaziti

Manifestimi me tri ditë aktivitete i rivarrimit i rivarrimit të Heroit Kombëtar, Isa Boletini, ka filluar sot në mëngjes te Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

Ceremonia ka nisur në kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku pas një fjalimi të kryetarit të Komunës së Prizrenit, arkivoli do të përcillet për në Deçan, transmeton lajmi.net.

Këshilli Organizativ për organizimin e ceremonisë së rivarrimit tëHeroit Kombëtar Isa Boletini, sot ka publikuar agjendën e plotë të manifestimit të rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini.
Manifestimi i rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini është i organizuar dhe mbahet nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës. Manifestimi dhe aktivitet 3 ditore (8 -10 qershor 2015), do të mbahen dhe zhvillohen sipas kësaj agjende:

E hanë (8 qershor 2015) – Prizren

Ora – 10:00 – Fillimi i ceremonisë në Kompleksin e LSHP-së; Ora11:15 – Fjalimi i Kryetarit të Komunës Ora13: 00 – Përcjellja e arkivolit për Deçan.

E hanë (8 qershor 2015) – Deçan

Ora14:45 – Arritja e arkivoli të Isa BoletinitOra 15:00- Isniq – Aktiviteti zhvillohet në sheshin Isa Boletini-Fjalë rasti nga përfaqësuesi i fshatit Isniq-Fjalë rasti nga Kryetari i Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj-Një monolog i shkurtër artistik për Isa Boletinin-Ora 15:00 deri 20:00 – HomazheOra 20:00 – Në shtëpinë e kulturës vendoset arkivoli i Isa Boletinit.

E martë (9 qershor 2015) – SKENDERAJ

Ora 09:00 Arritja në Skenderaj e Eskortës,në rrugën drejt Kompleksit Adem Jashari.

Ora 09:20Vendosja e eshtrave të Isa Boletinit në hapësirën pranë Kullës së Adem Jasharit

Ora 09:45Fillimi i homazheve nga përfaqësues të Familjes Jashari, përfaqësuesve institucional të Skenderajt, shoqatave, institucioneve të tjera dhe qytetarëve.

Ora 12:00Përgatitjet për zhvendosje të eshtrave në drejtim të Prishtinës

E martë (9 qershor 2015) – PRISHTINË

Ora 14: 30 – Arritja e arkivolit të heroit kombëtar Isa Boletini në Prishtinë. Kortezhi kalon nga Bulevardi “Bill Klington”, për të vazhduar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” dhe përmes Sheshit të qytetit. Arkivoli do të vendoset në Kuvendin e Republikës sëKosovës për homazhe.

Ora 14:30 – 17:45 – Homazhe ne Kuvendin e Kosovës në përcjellje të orkestrës “Rexho Mulliqi”.

Agjenda e Kuvendit të Kosovës –Prishtinë

Ora 12:00-Seancë e Veçantëe Kuvendit të Republikës së Kosovës, në kujtim dhe nderim të figurës dhe veprës së Heroit Kombëtar Isa Boletini.

14:00 – 17:45Homazhe në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Ora 18:00 – Përcjellja e arkivolit për Mitrovicë

E martë (9 qershor 2015) – MITROVICË

Ora 1500 – Revista e Folklorit në sheshin q qytetit.

Ora 1930 – Pritja e arkivolit të Heroit Kombëtar Isa Boletini.

E mërkurë (10 qershor 2015) – MITROVICË

Ora 0830 – Seanca solemne e Kuvendit Komunal të Mitrovicës kushtuar Heroit Kombëtar IsaBoletini.

Ora 0900- Homazhe në sheshin “Adem Jashari”.

Ora 11:00 – arkivoli do të lëviz në drejtim të Stadiumit të qytetit “Adem Jashari”.

Agjenda e manifestimit qendrorë në stadiumin e qytetit”Adem Jashari” në Mitrovicëme rastin e rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini

Në ora 12:00 në Stadionin e qytetitit të Mitrovicës do të realizohet ceremonia qendrore, me rastin e rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini.

Fjalët e Rastit

12:00 – 12:05 Intonimi i Himnit Kombëtar dhe Shtetëror

12:05 – 12:12 Fjala e Presidentes së Republikës së Kosovës

12:12 – 12:19 Përfaqësuesi i Republikës së Shqipëris (Presidenti… ose)

12:19 – 12:26 Kryetari i Kuvendit

12:26 – 12:33 Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës

12:33 – 12:40 Kryetari i Mitrovicës

12:40 – 13:00 Përfaqësuesi i Institutit të Historisë

13:00 – 13:05 Fjalet përshendetëse (Maqedoni, Preshevë, etj)

13:05 – 13:10 Perfaqsuesi i Familjes Boletini

Pjesa e dytë e programit artistik

13:10 – 13: 20 – Kori i Filarmonisë-Operës së Kosovës.

13:20 – 13:35 – Ansambli i KKV “Shota” me kolazh me koreografi të valleve.

13:35 – 13:40 – Akto0ri Bislim Muqaj, recitim kushtuar Isa Boletinit.

Nga14:30 – Arkivoli do të udhëtojë për te varrezat në Boletin, në shoqërim të familjarë dhe të ftuarve të tyre.

Ora 1500 – Ceremonia e rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini në Boletin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fillon-manifestimi-tre-ditor-i-rivarrimit-te-isa-boletinit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala