Fillon “Java e Pyjeve”

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Agjencinë Pyjore të Kosovës dhe organizatën FAO organizojnë sot hapjen e “Javës së Pyjeve”,  aktivitetet ky i cili do të mbahet në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë, para objektit të MBPZhR-së.

Aktivitetet që do të mbahen në kuadër të kësaj jave, janë pjesë e fushatës vetëdijësuese “Pyjet janë Burim i Jetës”, e cila është mundësuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Agjencinë Pyjore të Kosovës dhe organizatën FAO.

Qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e vetëdijësimit për rëndësinë e pyjeve, mënyrat e përdorimit alternativ dhe më efektiv të drurit si lëndë djegëse, si dhe mënyrat e raportimit dhe parandalimit të prerjeve ilegale.

Në hapjen e kësaj fushate, përveç ministrit Krasniqi, do të marrë pjesë edhe kryeshefi i Agjencionit Pyjor të Kosovës, Ahmet Zejnullahu, përfaqësues të FAO-së në Kosovë, etj.

Në këtë aktivitet, përveç tjerash do të shpërndahen libra për ngjyrosje, me motive nga jeta në pyll, për fëmijët e klasave të ndryshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fillon-java-e-pyjeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala