Fillon “Festivali i Specit” në Krushë të Madhe

Autori:Avdyl Pajaziti

Sot në Krushë të Madhe të Rahovecit fillon Festivali i Specit, ku do të ekspozohen të gjitha llojet e specave të cilët kultivohen në këtë fshat me rrethinë.

Kjo festë nën patronatin e kryetarit të komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi dhe MBPZH-së dhe më përkrahjen e AGRO/USAID.

Festivali fillon me vallen e shoqërisë kulturore artistike “Bajram Curri”, për të vazhduar me fjalimin e koordinatorit të festivalit, përfaqësuesit të Komunës së Rahovecit, përfaqësuesit të MBPZHR-së,si dhe përfaqësuesit të USAID-it në Kosovë.

Pastaj rreth mesditës mbahet ceremonia e prerjes së shiritit të Festivalit të Specit, vizita e produkteve të ndryshme brenda në festival, drekë tradicionale, garat e bujqve në mbushjen e thasëve me spec, si dhe shpërndarja e mirënjohjeve për fermerët.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fillon-festivali-i-specit-ne-krushe-te-madhe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala