Fillon falja e borxheve në Rahovec

Autori:Avdyl Pajaziti

Duke u bazuar në zbatim të ligjit për faljen e Borxheve Publike, zyra e Tatimit në Pronë e cila funksionon në kuadër të drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Rahovecit ka publikuar listën e personave Fizik dhe Juridik, të cilët duke ju nënshtruar ligjit mund të përfitojnë nga falja e borxheve publike (Tatimin në Pronë) për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, listat pasqyrojnë gjendjen e të dhënave deri më 1 tetor 2015.

Sipas zyrtarëve të Tatimit në Pronë, përfitues në bazë të ligjit nr. 05/L-043 për faljen e Borxheve Publike janë edhe tatimpaguesit që kanë borxhe të Tatimit në Pronë për periudhën 2009-2014, të cilët bëjnë pagesën e borxhit të Tatimit në Pronë në tërësi, apo bëjnë marrëveshje për pagesën e borxhit me këste.

Te obliguesit tatimor që bëjnë pagesën e plotë të borxhit të Tatimit në Pronë janë të liruar nga pagesa e kamatës dhe dënimit, për periudhën 2009-2014, ndërsa obliguesit të cilët plotësojnë deklaratën dhe bëjnë marrëveshje për pagesën e borxhit me këste duke ju përmbajtur me përpikëri marrëveshjes, lirohen vetëm nga pagesa e dënimit për këtë periudhë.

Zyrtarët e Tatimit në Pronë njoftojnë të gjithë tatimpaguesit që për çfarëdo arsye konsiderojnë se borxhi i mbetur i tyre është joreal, kanë të drejtë në afat 30 ditësh të ankohen para bordit të ankesave, që do të formohet nga komuna e Rahovecit.

Zyrtarët e Tatimit në Pronë, ftojnë të gjithë tatimpaguesit që të vizitojnë Zyrën e Tatimit në Pronë për tu njoftuar me obligimet e mbetura tatimore pas faljes së borxheve dhe të deklarohen për mënyrën e pagesës së obligimeve të tyre. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fillon-falja-e-borxheve-ne-rahovec/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala