Fillojnë të mblidhen të ftuarit e presidentes

Autori:Gazeta Fjala

Në takimin e paralajmëruar në Presidencë,të ciline ka thirrur presidentja Atifete Jahjaga, në të cilën pritet të marrin pjesë kryeministri Isa Mustafa, zv.kryeministri Hashim Thaçi, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, kanë shkuar edhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian Samuel Zhbogar në Kosovë dhe Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie.

Në takim janë ftuar edhe liderët e Vetëvendosjes Visar Ymeri dhe ai i NISMA-s Fatmir Limaj, të cilët deri më tash nuk kanë dhënë shenja se do të jenë pjesë e këtij takimi.

Burimet e Koha.net se në takim do të jetë edhe lideri i Listas Srpska, Slavko Simiq.

Takimi mbahet me qëllim të tejkalimit të ngërçit politik që ka mbërthyer Kosovën tash e shtatë muaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fillojne-te-mblidhen-te-ftuarit-e-presidentes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala