Filloi dezinsektimi i Malishevës

Autori:Avdyl Pajaziti

Fillimin e kësaj fushate, e ka përcjellë nga afër edhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, drejtori për mbrojtje dhe shpëtim, Ahmet Morina dhe përgjegjësit tjerë komunal.

Sipas drejtorit për mbrojtje dhe shpëtim, Ahmet Morina, dezinfektimi ka filluar në fshatin Drenovc, për shkak se këtë vit, janë regjistruar numër më i madh i rasteve të thumbimeve nga rriqrat, ndërsa në disa faza, do të inskenohet i tërë territori i Komunës së Malishevës.

Morina, tha se “spërkatjen është duke e kryer kompania “Truly Nolen”, ndërsa preparati që përdorët për spërkatje është “Masterline Bifinthrin 7.9”. Në këtë fushatë të dezinsektimit janë të angazhuar rreth 50 punëtor, të pajisur me pompa dore dhe makineri lëvizëse, si traktor, kamioneta dhe të tjera”.

Po ashtu, në të njëjtën kohë, është duke vazhduar edhe repelimi i kafshëve, ndërsa Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, është duke kryer të gjitha shërbimet për rastet e thumbimeve nga rriqrat, të cilat paraqiten në QKMF të Malishevës.

Sipas drejtorit për shëndetësi, Hajdin Berisha, numri i rasteve të thumbimeve deri më sot është 325 raste dhe fatmirësisht, nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me EHKK.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/filloi-dezinsektimi-i-malisheves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala