FIFA: Shqipëria në të njëjtin pozicion

Autori:Zekirja Shabani

Shqipëria nuk ndryshon pozicion në klasifikimin e përmuajshëm të FIFA-s.

Kombëtarja shqiptare mbetet në vendin e 57 me 575 pikë, pasi gjatë muajit të fundit nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje.

Ndryshime nuk ka as për tre prej kundërshtarëve të Shqipërisë në grupin eliminator të Euro 2016.

Kështu, Portugalia qëndron në vendin e 7, Serbia mbetet në pozicionin numër 44, ndërsa Armenia në të 77-in.

Ndërkohë, Danimarka humbet një vend duke zbritur në të 29-in.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fifa-shqiperia-ne-te-njejtin-pozicion/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala